5 tendencat e arredimit të ambienteve për 2023

Tani që kemi hyrë në vitin 2023, të gjithë jemi kuriozë të dimë cilat do të jenë dizajn-et dhe tendencat për arredimin e ambienteve. Përpara se t’ju prezantojmë me trendet e arredimit të brendshëm për vitin 2023, ju rekomandojmë  ta arredoni shtëpinë tuaj në atë mënyrë që ju bën të ndjeheni sa më mirë. Këtë vit do të shohim një miksim interesant të tendencave të reja dhe atyre të rikthyera. Disa nga trendet më të njohura të interior dizajnit për këtë vit, përfshijnë rikthimin e ngjyrave të theksuara, sipërfaqet prej guri natyror, finiturat metalike, jetesën luksoze, ndriçimin e theksuar dhe ndikimet e viteve ’60 dhe ’70 , veçanërisht në dizajnin e mobiljeve. Tendencat e arredimit të ambienteve për vitin 2023, janë të larmishme dhe të gjitha ato kanë potencialin për të sjellë një ndjenjë rehatie dhe stili në shtëpinë tuaj.

1.Stili Luksoz

E nisim me këtë tendencë arredimi duke qenë se sa më shumë kalon gjërat shkojnë drejt luksit dhe zhvillimit. Jetesa e mirë ka të bëjë më shumë me rafinimin dhe një qasje të ngritur për mënyrën se si ne arredojmë dhe jetojmë në shtëpitë tona. Kjo përfshin krijimin e hapësirave që ndihen të kushtueshme, të sofistikuara dhe të përjetshme. Pamja luksoze e këtij viti ka të bëjë me dhoma të mbushura me ngrohtësi, ndenjëse me jastëk prej pelushi, tapete të butë, ndriçim në të gjithë ambientet si dhe jastëkë e sende me materiale luksoze. Ju mund ta interpretoni këtë stil dizajni të vitit 2023, në një hapësirë ​​moderne me anë të toneve të lehta neutral dhe pëlhurave luksoze si mëndafshi, liri dhe kadife.

Stili Luksoz 2. Dizajn-i me linja të lakuara

Mobiljet me linja të harkuara organike do të vazhdojnë të shkëlqejnë në vitin 2023. Siluetat e lakuara të mobiljeve do t’i japin ambjentit tuaj një pamje tërheqëse dhe të ngrohtë,siç e tregon më së miri divani Domani. Ky stil krijon një atmosferë të këndshme, duke ju falur një ndjenjë rehatie. (Klikoni këtu për të parë më shumë variante të divanëve)

divan domani brunes

3. Ngjyrat: tendencat e arredimit 2023

Dekori i shtëpisë tërësisht i bardhë është në rënie. Ka një numër të madh njerëzish që duan të dalin nga e zakonshmja, duke krijuar ambiente tepër interesante me ngjyra. Për ju, tendenca do të jetë eksperimentimi me ngjyra, modele dhe pjesëza unike, tërheqëse që bëhen pika qendrore e një dhome. Nëse ja keni vënë syrin ndonjë elementi me ngjyra të theksuar, 2023 mund të jetë viti për ta bërë atë tuajën.

Ngjyrat: tendencat e arredimit 2023        Ngjyrat: tendencat e arredimit 2023

 

 

 4. Stili i vjetër: ‘Vintage’

Tendencë e këtij viti do të jetë gjithashtu rikthimi i stilit ‘Vintage’. Ka shumë njerëz që preferojnë të përfshijnë pjesëza unike të trashëguara ose gjetje të cilat i pëlqejnë për hapësirat e tyre. Stili “Vintage”, është shumë i veçantë dhe i reziston në vazhdimësi kohës.

Stili i vjetër: ‘Vintage’

 5. Ndërthurrja me natyrën

Krijimi i një atmosfere të qetë dhe të pastër në shtëpi, është tepër i rëndësishëm. Kjo gjë arrihet më së miri me detajet e drurit në mobilim dhe dekorimin me bimë të ndryshme përreth. Si shembull mund të përmendim: tavolinat e krijuara nga druri, që mund të jenë në tonalitete të ndryshme, karrige me detaje druri, etj. Hyrja e këtyre elementëve të natyrës në shtëpi e ushqen  vërtet shpirtin tonë.tendencat e arredimit

Tendencat e arredimit të ambienteve të këtij viti do t’i hasim në hapësira të ndryshme, ku risia gjen vend gjithmonë e më shumë. E rëndësishme është të frymëzoheni nga këto trende dhe të   krijoni arredimin e ambienteve tuaja ideale sipas dëshirës, me produkte nga brandet më të mira ndërkombëtare, të cilat mund t’i gjeni në të gjitha showroom-et Brunes.

 

 

Burimet:

https://jane-athome.com/home-decorating-trends/

https://ëëë.thespruce.com/furniture-trends-2023-6748931

 

 

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Tualeti është një prej ambienteve të shtëpisë që i kushtohet më shumë vëmendje. Pavarësisht faktit që është larg syrit të njerëzve, ketij ambienti i kushtohet një kujdes i veçantë, përsa i përket arredimit dhe përzgjedhjes së produkteve; ku përmendim pllakat, hidrosanitaret, e çdo element tjetër. Kjo, pasi krahas estetikës gjëja më e rëndësishme është realizimi i një tualeti të rehatshëm dhe funksional.

Për të realizuar tualetin që i përshtatet më së miri shtëpisë suaj, është mirë të keni parasysh disa këshilla të vlefshme në mënyrë që të arrini të bëni zgjedhjen e duhur të hidrosanitareve.

Ngjyra & Stili

Nëse preferoni një tualet me personalitet, mund të konsideroni arredimin e tualetit me hidrosanitare me ngjyrë. Perfekte do të ishin hidrosanitaret nga fabrikat italiane Catalano dhe Cielo, ku ngjyra dhe finitura janë të cilësisë më të mirë dhe antibakteriale. Këto fabrika kanë të disponueshme variantet e hidrosanitareve inkaso dhe ato te ulura në tokë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm që të bëni kombinimin e duhur për të realizuar një arredim unik. Nëse nuk jeni shumë të bindur për arredimin e tualetit me hidrosanitare me ngjyrë, do të ishte më mirë të qëndroni tek e bardha. Është një ngjyrë e sigurt, e cia i jep tualetit tuaj një prekje klasike, njëkohësisht elegante.

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Komoditeti

Duke qenë se do të shpenzoni para në kompletimin e tualetit, do t’ju sugjeronim të investonit në pajisje sanitare që do ta bënin jetën tuaj më praktike dhe më të rehatshme. Fillimisht, mund të zgjidhnit një set hidrosanitare inkaso, duke krijuar kështu më shumë hapësirë dhe higjenë në tualetin tuaj. Nëse keni mundësi të investoni gjithashtu në një vaskë dhe sistem dushi me termostat, do ta falenderonit veten që e keni bërë këtë përzgjedhje, kur të jeni duke u relaksuar me një banjë të ngrohtë, pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme.

Hapësira

Nëse hapësira e tualetit tuaj është e vogël, është më mirë të zgjidhni pajisje sanitare me përmasa më të vogla, sepse blerja e pajisjeve më të mëdha, do ta bënte tualetin tuaj të duket më i vogël sesa është në të vërtetë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të blini çfarë preferoni, por besoj jeni dakort se nuk do të ishte shumë e pëlqyeshme hapësira e kufizuar dhe përplasja me çdo pajisje.

Si të zgjidhni hidrosanitaret e duhura për tualetin tuaj

Rezistenca & Dizajni

Gjatë përzgjedhjes së hidrosanitareve duhet të merren parasysh dy faktorë kryesorë: rezistenca dhe dizajni. Sigurohuni që hidrosanitaret të jenë rezistente dhe të një cilësie të mirë, që të mos dëmtohen lehtë. Dizajni është i rëndësishëm për t’ju përshtatur tualetit dhe të trasmetojë një pamje të rregullt, të pastër dhe me stil.

Gjithçka që ju duhet për tualetin tuaj, e gjeni vetëm në showroom-et Brunes!

Llojet e kuzhinave italiane ‘Stosa’

Kuzhina është zemra e shtëpisë. Kuzhinat tona janë vendi ku ne gatuajmë, hamë dhe argëtohemi, prandaj është e rëndësishme të zgjidhni një dizajn kuzhine që ju përshtatet më së miri, me hapësirën dhe stilin tuaj. Cilido qoftë projekti juaj i kuzhinës, ne mund t’ju japim disa sugjerime, në mënyrë që të arrini të zgjidhni të duhurën. Të kesh një kuzhinë të mirëorganizuar mund të përmirësojë ndjeshëm produktivitetin. Mënyra më e mirë për të krijuar një kuzhinë shumë praktike, është të njihni nevojat tuaja. Filloni duke eksploruar se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo, në mënyrë që të kuptoni se si do të organizoheni në kuzhinë. Kuzhinat më të mira moderne kanë hapësirë ​​të bollshme pune për gatim, hapësirë ​​fleksibël për vaktet familjare dhe darka të mëdha, si dhe pajisje efikase kuzhine. Stosa, është një markë e njohur në gjithë botën, e cila ka realizuar kuzhina për të përmirësuar jetën e atyre që kalojnë kohë, në zonën më të këndshme të shtëpisë. Stosa projekton dhe krijon kuzhina me cilësi me rrwnjw tw thella Made In Italy. Për këtë arsye, një kuzhinë Stosa buron nga vlera autentike si përkushtimi, ndershmëria, respekti dhe origjinaliteti – në Itali dhe në 40 vende të tjera në mbarë botën, me një treg vazhdimisht në rritje. Në vijim do të përmendim kuzhinat Stosa të stilit modern dhe klasik, ku mund të gjeni variantin më të mirë për shtëpinë tuaj.

Kuzhina ‘Aliant’

Një kombinim i estetikës dhe organizimit, ‘Aliant’, arrin t’u japë jetë zgjidhjeve të shumta: nga ishujt skenografikë, të mbuluar me HPL deri te kuzhinat e rafinuara lineare me një pamje shumë moderne dhe figurante, falë xhamave transparent. Duke zgjedhur këtë model, ju do të keni një kuzhinë plot personalitet, solide dhe e rafinuar në të njëjtën kohë. Tek kuzhina ‘Aliant’, materiali është protagonist absolut: qelqi, i aftë për t’i dhënë thellësi ngjyrave dhe butësi mjedisit të brendshëm dhe për të fisnikëruar çdo hapësirë, e cila në dy versionet, me shkëlqim dhe opak, të lejon të luash me reflektimet e një kohe të përjetshme. material; HPL, e cila, e reduktuar në teksturat e materialit, duket si një laminat me performancë të lartë, rezistent dhe i gjithanshëm në krijimin e sipërfaqeve të vazhdueshme që integrojnë në mënyrë të përsosur lavamanin dhe zonën e gatimit për një rendiment të madh vizual. Dhe së fundmi Neolith, guri i sinterizuar i krijuar nga njeriu duke filluar nga lëndët e para 100% natyrale, në të cilin eleganca dhe qëndrueshmëria bashkohen në një produkt të vetëm me karakteristika unike.

Llojet e kuzhinave italiane 'Stosa'

Kuzhina ‘Newport’

Një stil klasik që krijon një atmosferë elegante. Druri, një material fisnik i traditës, gjen një mënyrë të re të shprehuri në kuzhinën ‘Newport’. Një dizajn që hapet ndaj interpretimeve të shumta të shijes ndërkombëtare, sepse është projektuar për një audiencë globale dhe që modulon karakterin e tij estetik përmes alternimit të materialeve dhe përfundimeve. Detajet tipike klasike, të tilla si dera me kornizë ose dritaret e mëdha, përshtaten në një kuzhinë të karakterizuar nga një linearitet i gjithanshëm dhe mund të futen si në kontekstet metropolitane ashtu edhe në ato tradicionale të arredimit. Dera ka një kornizë të lehtë rrethuese, forma e së cilës përkulet nga brenda, në kontrast me kryqëzimet e holla horizontale ku është marrë një dorezë komode.

Llojet e kuzhinave italiane 'Stosa'

Kuzhina ‘Infinity’

Infinity është një kuzhinë e gjithanshme që arredon hapësirën tuaj në një mënyrë dinamike dhe kreative. Ky model mund të përdoret për të krijuar stile të ndryshme, duke filluar nga ato skandinave deri në ato metropolitane me ngjyra më të ndezura, me një kombinim perfekt të finiturave të drurit me zgjidhjet e teknologjisë së lartë si Fenix ​​dhe ato miqësore me mjedisin si PET. Infinity është projektuar duke përdorur sistemin Look dhe lejon alternimin e elementeve të errëta dhe të lehta, kombinimet e ngjyrës dhe drurit, ndryshimet në volum dhe përdorimin e kujdesshëm të hapësirave të forta dhe të hapura. Elementet teknike janë integruar në mënyrë perfekte në këtë kuzhinë me opsione të pafundme dizajni.

Llojet e kuzhinave italiane 'Stosa'

Stosa përdor produktet e saj për të dhënë zgjidhje unike që ofrojnë një përvojë të personalizuar në hapësirë ​​dhe stil. Të gjitha këto modele kuzhinash dhe shumë më tepër, mund ti gjeni ekskluzivisht në showroom-et Brunes.

 

Si të shtroni pllakat në mënyrën e duhur

Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se si realizohet shtrimi i pllakave, ky artikull ju dedikohet ju!

Fillimisht, duhet të keni parasysh se rastet e kompletimit të ambienteve me pllakë, janë të ndryshme, dhe si rrjedhojë, produktet qe përdoren në çdo rast, si dhe mënyra e aplikimit ndryshon.  Sigurohuni që të keni ndihmën e një profesionisti, në mënyrë që t’ju informojë siç duhet për materialet që ju nevojiten, përsa i përket shtrimit të ambienteve me pllaka, që të mos hasni probleme më vonë. Fundja, pllaka është kryesorja dhe vendoset vetëm një herë!

Do ta fillojmë artikullin me përzgjedhjen e kollës, një prej elementëve kyç në shtrimin e pllakave. Kolla që kemi përzgjedhur është Adesiflex, një prej më të preferuarave midis opsioneve të shumta që ofrohen.

Si të shtroni pllakat në mënyrën e duhur

Adesiflex është një kollë 25kg e cila mbulon deri në 5m2, në varësi të formatit të pllakës.

 

Kjo kollë ka flexibilitet shumë të lartë, forcë ngjitëse të përmirësuar, është rezistente ndaj rrëshkitjes dhe ka kohë punueshmërie të gjatë.

Është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të mermerit, pllakave të gurit, mozaikëve, tullave të xhamit, për dysheme dhe mure, në ambiente të jashtme dhe të brendshme, ku ka prani të madhe lagështie. I rekomandueshëm për tarraca, për ambiente me ngrohje qëndrore, për ambiente që janë pjesë ë vibrimeve, shtypjeve të vazhdueshme, gjithashtu për ngjitjen e pllakës mbi pllakë,etj.

 

Mënyra e përgatitjes së përzierjes:

Përzieni 7-7.5l ujë të pastër me 25kg Adesiflex, më pas përziejeni masën e krijuar me një përzierës elektrik derisa të formohet një masë homogjene dhe pa kokrriza. Lëreni në qetësi për 10 min dhe më pas përziejeni përsëri përpara përdorimit. Koha e punueshmërisë së përzierjes është 2-3 orë në kushte normale temperaturash.

 

Aplikimi

1.Hapi i parë – Aplikimi i kollës

Fillimisht produkti rekomandohet të shtrohet me pjesën e drejtë të mallës për të pasur një shpërndarje sa më të njëtrajtshme dhe më pas me pjesën e dhembëzuar.

Si të shtroni pllakat në mënyrën e duhur       Si të shtroni pllakat në mënyrën e duhur

 

Aplikimi bëhet me një mallë të përshtatshme në varësi të llojit të pllakës që shtrohet.

 

2.Hapi i dytë – Vendosja e pllakës

Pas aplikimit të kollës është momenti i shtrimit të pllakës. Vendosja e pllakave bëhet duke ushtruar një presion të vogël mbi pllakë, duke u siguruar që pllaka të mbulohet në të gjithë sipërfaqen me kollë.

Hapi i dytë – Vendosja e pllakës

3.Hapi i tretë – Aplikimi i bojakut

Nuk këshillohet që pllakat të vendosen me fuga të puthitura. Bojaku është më shumë se thjesht një linjë e bukur ngjyrash midis pllakave. Ka funksionin e rëndësishëm të lidhjes së pllakës dhe parandalimit të plasaritjes dhe copëtimit të saj nga shkaqe të ndryshme. Pllakat vendosen në mënyrë të tillë që të jenë të përshtatshme me përmasat e tyre. Këtu kemi arritur në hapat përfundimtarë.

Hapi i tretë - Aplikimi i bojakut

Cilësia e mirë e kollës luan rolin më të rëndësishëm në instalimin e pllakës, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm që të bëni zgjedhjen e duhur, atë që ju përshtatet ekzaktësisht.

Në showroom-et Brunes, mund të gjeni produktet e Dekoll, si dhe të bëni një konsultim me inxhinierin tonë për t’ju sugjeruar produktet më të mira, sipas teknologjisë së fundit italiane.

 

Po ashtu me Adesiflex është i mundur dhe shtrimi i dyshemesë, në rastin kur kemi shtrim të pllakave mbi pllakë si në rastin e mëposhtëm:

Hapi i tretë - Aplikimi i bojakut

 

 

 

  1. Pllakë e vjetër
  2. Astar Akrilik
  3. Adesiflex
  4. Pllaka e re
  5. Bojaku Defuga

 

Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj

A ndikon dysheku mbi të cilin flini në cilësinë e gjumit tuaj? Absolutisht po!

Gjumi përcakton cilësinë e jetës sonë. Studimet sugjerojnë se fjetja në një dyshek me fortësi mesatare, mundëson komfort, mbështetje të mirë të shtyllës kurrizore dhe gjumë cilësor. Nëse dhimbjet e trupit ju shqetësojnë, sipas studimeve rezulton se sipërfaqja mbi të cilën flini është ajo që bën diferencën.

 

Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj

 

‘Innerspring’, ‘memory foam’ dhe ‘hybrid’ janë llojet kryesore të dyshekëve për të zgjedhur në kohët e sotme. Ka shumë lloj përbërjesh, duke përfshirë llojet e ndryshme me mbushje ‘memory’,’ lateksin natyral’ dhe ‘lateksin sintetik’.

Sipas një studimi të bërë, njerëzit që flenë mbi sipërfaqe memory foam, kanë më pak dhimbje trupi dhe i ze gjumi më herët.Kjo për shkak se, ky material ofron një lehtësim të jashtëzakonshëm të presionit në pikat e ndjeshme si shpatullat, ijet dhe pjesa e poshtme e shpinës.

Përbërja latex është gjithashtu një material tërësisht natyral, kështu që mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer përtë gjithë ata që duan të jenë sa më miqësorë me mjedisin duke zgjedhur një dyshek tërësisht organik. Nga ana tjetër shërben si balancues perfekt natyral.

Një prej llojeve të tjera më të njohura dhe më të përdorura të dyshekëve, janë ato me susta të brendshme të cilët amortizojnë lëvizjen dhe ofrojnë mbështetje. Me sistem sustash të brendshme të veshura, këta shtretër funksionojnë më së miri për ata që preferojnë rehatinë tradicionale.

Benefiti më i mirë, është kur dysheku ndihmon në balancimin e temperaturës së trupit, duke krijuar një temperaturë optimale për një gjumë sa më të rehatshëm. Kryesore është edhe qëndrueshmëria e dyshekut. Qëndrueshmëria i referohet se sa i fortë ose i butë ndihet një dyshek. Përzgjedhja, varet nga përkufizimet tuaja personale për të butë, të mesëm dhe të fortë, si dhe nga lloji specifik i trupit, pesha dhe madhësia juaj.

Ndikimi i dyshekut në cilësinë e gjumit tuaj

Një këshillë e vlefshme do të ishte t’i mbani gjërat të përqendruara në atë që ju nevojitet konkretisht. Ky është një udhëtim personal, ndaj kushtojini vëmendje faktorëve më të rëndësishëm për ju dhe mënyrës se si flini. Nëse e bëni këtë, pa dyshim që do të keni një dyshek që është plotësisht i duhuri për ju.Në vijim po përmendim disa praktika që t’i keni parasysh për të pasur një gjumë sa më të mirë gjatë natës:

-mos përdorni pajisje elektronike për të paktën gjysmë ore para gjumit

-mbajeni dhomën të freskët, në një temperature të normalizuar

-mbani një orar, pra krijoni një rutinë gjumi

-mbajeni trupin në lëvizje me aktivitet fizik gjatë ditës

-investoni në dyshekë të mirë dhe mbulesa cilësore

Technogym – The Wellness Company

Technogym, marka lider në përmirësimin e cilësisë së jetesës, e cila njihet në të gjithë botën si “The Wellness Company” – Kompania e mirëqënies.

Misioni i Technogym, është të ndihmojë njerëzit të jetojnë më mirë, gjë të cilën e arrin duke ofruar pajisjet, shërbimet dhe programet më të mira të mundshme të palestrës, të cilat të gjitha përdorin teknologjinë për t’u lidhur me njëra-tjetrën në mënyrë që përdoruesit të mund të përjetojnë ‘mirëqënien’ pavarësisht se ku janë. Të jetosh stilin e jetesës “wellness” nënkupton aktivitet të rregullt fizik, ushqim të saktë dhe një qëndrim pozitiv mendor.

Technogym ka marrë shumë çmime për dizajnin e produkteve të saj. Ato janë të konceptuara dhe të dizajnuara për të gjitha llojet e përdoruesve: nga fillestarët tek profesionistët.

Kushdo që zgjedh produktet e Technogym mund të jetë i sigurt se po stërvitet me pajisje të nivelit më të lartë, ashtu si një atlet profesionist. Falë gamës së gjerë të produkteve dhe zgjidhjeve të disponueshme, Technogym është në gjendje të ndihmojë njerëzit të arrijnë qëllimet e tyre sportive dhe të ruajnë mirëqënien fizike.

 

Me’MyCycling ‘dhe ‘Skillrow’, për shembull, përdoruesit mund të përmirësojnë aftësitë e tyre për çiklizëm. Nëse qëllimi është të humbni peshë, ose thjesht të qëndroni në formë, rutinat e Technogym, të tilla si: MyRun, ofrojnë zgjidhjen perfekte. Ndërkohë, gama e produkteve ‘Pure’ është projektuar dhe konceptuar për ata që duan të stërviten dhe të përmirësojnë forcën e tyre për të përmirësuar potencialin e tyre sportiv maksimal.

Cilësia, lehtësia e përdorimit dhe siguria që karakterizojnë pajisjet e Technogym mundësojnë që këto zgjidhje të ofrojnë mbështetje të vlefshme edhe në fushën e rehabilitimit dhe mjekësisë. Ajo ofron një tërësi pajisjesh inteligjente të lidhura, shërbime dixhitale, përvoja trajnimi sipas kërkesës dhe aplikacione që lejojnë çdo përdorues të përdorë një stërvitje plotësisht të personalizuar në çdo kohë dhe kudo: në shtëpi, në palestër e çdo ambient tjetër.

Technogym është një kompani lider në pajisjet e palestrës si: pista vrapimi, biçikleta stërvitore, aksesorë fitnesi dhe shumë më tepër.

Ky brand ka qenë furnizuesi zyrtar për tetë Lojërat e fundit Olimpike dhe është marka e referencës për kampionët e sportit dhe të famshëm në të gjithë botën.

 

 

 

Technogym ofron një gamë të gjerë produktesh inovative me një dizajn unik dhe ofron zgjidhje trajnimi dhe argëtimi për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e të gjithë përdoruesve. Çdo produkt Technogym, ekskluzivisht në BRUNES.

Trendet e Pllakave 2022

Kur bëhet fjalë për rinovimin e shtëpisë, ka gjithmonë emocione dhe angazhim, për krijimin e ideve të reja. Të gjithëve do të na pëlqente që të kishim një shtëpi moderne, të bukur dhe që i përshtatet shijes së gjithë anëtarëve të familjes. Duke qenë se zgjedhja e pllakës është ndër proçedurat e para kur rinovohet ose arredohet një shtëpi, mund të themi se i jepet rëndësia më e madhe.

Në vijim po ju tregojmë disa nga trendet e pllakave të këtij viti, për t’ju frymëzuar me disa ide:

1.Pllakat me reliev

Pllakat me reliev janë një prej trendeve përgjatë vitit 2022, pasi tekstura e tyre 3D ofron një dimension tërësisht të dallueshëm, duke i dhuruar emocion hapësirës ku janë vendosur. Nga ana tjetër, pllakat me teksturë janë ideale për ta bërë sa më interesante hapësirën tuaj pa qenë pika kryesore e dhomës.

2. Pllakat me ngjyrë

Shpërthimet e ngjyrave, të cilat filluan në vitin 2021, do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2022. Ato do të vazhdojnë të vijnë në formën e pllakave. Nuk ka mënyrë më të mirë (ose më të lehtë) për të shtuar ngjyrë në një ambient, pavarësisht nëse ky ambient është tualeti, kuzhina, dhoma e ndenjes apo një hapësirë tjetër, sesa përdorimi i pllakave me ngjyra. Formatet e vogla janë tepër në modë dhe interesante, por nuk i lëmë pas dore as pllakat e mëdha të cilat i dhurojnë gjallëri ambientit tuaj.

 

3. Pllaka (të thjeshta) neutrale

Pllakat neutrale janë një model që nuk do të dalin kurrë nga moda. Nuk mund të gaboni asnjëherë me vendosjen e pllakave në ngjyrë bezhë ose gri të heshtur në dyshemetë tuaja. Shtimi i pllakave neutrale në dizajnet tuaja, do të përcjellin qetësi dhe hijeshi.

4. Pllaka ‘Imitim Parket’

Pllakat me efekt druri po rezultojnë shumë të përhapura. Ato janë bërë një opsion i njohur dhe i kërkuar për dysheme dhe tualete.Nëse ju pëlqen efekti i drurit në dysheme, por nuk preferoni parketin ose laminatin, pllaka imitim parketi është e duhura për ju. Përdorimi i pllakave me efekt druri është një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë një frymë të natyrës në hapësirën tuaj.

5. Pllaka Mozaik

Pllakat mozaik shtojnë ngjyrë dhe stil në çdo dhomë në shtëpinë tuaj. Vendet më të zakonshme ku ato përdoren janë kuzhina dhe tualeti, megjithatë ato mund të stilojnë çdo ambient tjetër që ju preferoni duke qenë se vijnë në modele dhe përmasa të ndryshme. Pllakat mozaik prej guri dhe porcelani, janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Ato janë mjaft të lehta për t’u punuar dhe nuk kërkojnë shumë prerje. Megjithatë, është thelbësore të dini se instalimi i tyre kërkon kujdes dhe udhëzime nga një profesionist me përvojë në mënyrë që pllaka të ketë jetëgjatësi. Mund të themi se mozaikët janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të shtuar bukurinë në shtëpinë tuaj, pa nevojën e një dizajni të mirëmenduar.

Mundësitë e kombinimit të pllakave janë të shumta. E gjitha varet nga preferencat tuaja për një stil të caktuar. Përpiquni ti qëndroni shijeve tuaja për të bërë zgjedhjen e duhur të pllakave, duke qenë se është një produkt, që do të qëndrojë për një kohë të gjatë me ju.

Siç e dini, në Shqipëri, koleksionin më të madh të pllakave të të gjitha dizajneve e stileve nga markat më të mira ndërkombëtare, do ta gjeni ekskluzivisht në showroom-et Brunes!

 

Zgjidhni dyshekun e duhur ndër markat më të mira ndërkombëtare

Jeta e përditëshme është sa e bukur aq edhe e lodhshme, sidomos kur është e ngarkuar me aktivitete dhe punë të ndryshmë. 1/3 e jetës njerëzit e kalojnë duke fjetur, prandaj gjëja më e rëndësishme, është të bësh një gjumë të mirë, në mënyrë që të jesh gjatë gjithë ditës i çlodhur dhe plot energji pozitive.

Të flesh mirë është shumë e rëndësishme, pasi ju redukton stresin, përmirëson humorin tuaj dhe bën që të jeni më produktiv gjatë gjithë ditës. Gjumi me cilësi të mirë, është çelësi i një stili jetese të shëndetshme. Ju jeni më të përqëndruar dhe bëheni më të aftë, për të menduar më qartë. Njerëz të ndryshëm, i kanë eksperiencat e gjumit të ndryshme. Duhet përmendur që rolin më kryesor, e luan dysheku, i cili sa më i mirë të jetë, aq më kualitet i jep gjumit tuaj.

Kur kërkoni për një dyshek, mund të jetë e vështirë të dini se ku të filloni. Mënyra se si të dalloni një dyshek të cilësisë së parë, është të shihni materialin që ka, teksturën, përmasat, përshtatshmërinë dhe jetëgjatësinë. Termat si “i butë”, ose “i fortë” janë të gjitha emërtime relative dhe cilësore që shpesh përshkruajnë një dyshek. Të themi të vërtetën, niveli i qëndrueshmërisë së një dysheku,është tërësisht subjektiv, në varësi të faktorëve si: pesha e gjumit, prirjet e gjumit dhe preferencat personale. Të gjithë biem dakort, se përveç rehatisë që duhet të të japë dysheku, është shumë e rëndësishme dhe jetëgjatësia e tij.

Për këtë arsye ne do t’ju sugjerojme disa nga markat më të mira ndërkombëtare të dyshekëve me një eksperiencë 100 vjeçare, të përshtatshëm, për çdo hapësirë dhe preferencë.

Serta– Një kampione e rehatisë për të gjithë, Serta, ka qenë lider në inovacionin e gjumit,për më shumë se 90 vjet, duke sjellë produkte cilësore në më shumë se 150 vende në mbarë botën. Çdo shtrat në portofolin Serta, është projektuar për të ofruar rehati superiore dhe duke gjetur vend përveç ambienteve të shtëpive, edhe si ofrues kryesor i shtretërve në industrinë e mikpritjes, duke përfshirë disa nga zinxhirët më të mëdhenj të hoteleve në botë.

King Koil- Kompania e dyshekut King Koil, ka dyshekë të punuar me dorë që nga viti 1898 dhe sot prodhon produkte në të gjithë botën. King Koil, premton më shumë se një dyshek. Ata krijojnë një vend për të menduar dhe ëndërruar, për t’u çlodhur dhe për t’u rimbushur – një bazë mbështetjeje për shumë gjëra të tjera në jetë, nga dashuria e familjes deri tek qetësia personale. King Koil mbush hendekun midis gjumit me cilësi të lartë dhe një jete të mirëjetuar, për përfitime që mund të ndjehen gjatë gjithë ditës. Nga fundi i ditëve deri në një fillim të freskët mëngjesi, King Koil është vendi ku fillon mirëqenia.

Sealy –Për 65 vitet e fundit, Sealy ka qenë në krye të teknologjisë së dyshekut. Sealy, shkon përtej standardeve të industrisë, për të siguruar që dysheku juaj të zgjasë për vitet në vijim. Të gjithë dyshekët janë ndërtuar me krenari në SHBA dhe janë testuar rigorozisht për cilësi, rehati dhe mbështetje.

Në Shqipëri, markat më të mira ndërkombëtare të dyshekëve dhe shumë të tjera, mund ti gjeni ekskluzivisht në Brunes! Sigurohuni të bëni zgjedhjen e duhur, duke vizituar showroom-et tona dhe duke i parë modelet e dyshekëve nga afër, për të përzgjedhur dyshekun që ju përshtatet më së miri. Përmirësoni mënyrën e jetesës, duke përmirësuar cilësinë e gjumit dhe shëndetit tuaj.

Ne sjellim gjumin në shtëpi..

 

Fatboy Original, vetëm në Brunes!

Për më shumë se njëzet vite, Fatboy i ka treguar botës se gjërat mund të bëhen ndryshe, duke krijuar një stil tepër të veçantë të produkteve indoor & outdoor. Në Fatboy, rikrijohen me një dizajn inovativ objektet e vjetra që njohim të gjithë, për shtëpinë dhe kopshtin tuaj. Në çdo detaj, Fatboy kërkon kënaqësinë pa anashkaluar funksionalitetin; kjo kërkon muaj të tërë planifikimi, testimi dhe përmirësimi. Ata e bëjnë këtë me ekipin e tyre të projektimit të cilët ndajnë të njëjtin vizion. Së bashku, ata punojnë në produkte të reja të cilësisë së lartë, të gjitha me qëllim që t’i japin mundësinë njerëzve t’i shijojnë ato për vitet në vijim.

Produktet Fatboy duan vetëm një gjë: t‘ju shoqërojnë gjitë jetën. Kjo është arsyeja pse kompania zgjedh materiale rezistente dhe të qëndrueshme për prodhimin e produkteve. Këto materiale që janë kundër ujit dhe kundër rrezeve UV. Gjithashtu ato mund të riciklohen dhe kanë një ndikim të ulët mjedisor. Produkte praktike,lehtësisht të pastrueshme, mbi të cilat mund të uleni dhe të relaksoheni. Fatboy, zgjedh prodhuesit me kujdes dhe ndjekin standardet më të rrepta të sigurisë, shëndetit dhe mjedisit. Në këtë mënyrë, është e sigurt se çdo produkt Fatboy prodhohet në mënyrën e duhur.

 

 

Më në fund kjo markë unike në stil dhe cilësi, vjen për ju në Brunes, shtëpinë e markave më të mira ndërkombëtare. Krijoni ambientet tuaja të outdoor-it me këtë stil unik, si askush tjetër dhe shijoni atmosferën, si në verë ashtu dhe në freskinë e dimrit. Falë shumëllojshmërisë së produkteve që ofron Fatboy, nuk keni pse të shqetësoheni për stinën, pasi nuk do t’ju mungojë asgjë për të cilën keni nevojë.

 

Produktet e Fatboy janë të disponueshme në një gamë të gjerë ngjyrash dhe materiale të ndryshme. Nga ndriçuesit dhe tapetet, tek tavolinat, karriget dhe shtratet lëkundëse. Fatboy është i njohur për jastëkët ‘Beanbag’ multifunksional, të cilët adaptohen në çdo ambient. ’Beanbag’ ishte produkti i parë i suksesshëm i kompanisë Fatboy,e cila njihet sot për stilin unik dhe cilësinë e produkteve. Me jastëkët Beanbag Fatboy mund të relaksoheni  në tokë, por edhe në ujë kur dëshironi të kaloni kohë duke u freskuar.

Shumëllojshmëria e produkteve është aq e madhe, sa mund të flitet pafund për to dhe për karakteristikat e secilës prej tyre. Fatboy është një nga brand-et më fantastike, për të cilën ia vlen të investosh duke marr parasysh faktin se sa figurant do të duket ambienti juaj dhe sa shumë do të zgjasin produktet pranë jush.

Siç e përmendëm dhe më sipër, për herë të parë në Shqipëri, ju mund t’i prekni, shihni dhe zgjidhni nga afër pranë showroome-ve  tona Brunes, produktet e Fatboy për të bërë zgjedhjen e duhur  për ambienin tuaj. Zgjidhni Fatboy dhe vini në punë imagjinatën, për të krijuar ambientin e shumëdëshiruar dhe për të kaluar momente relaksi të pakrahasueshme.

Sistemi i Ngrohjes në Dysheme

Ngrohja elektrike e dyshemesë,  përdoret si një mënyrë efektive dhe efikase për energjinë, për të siguruar ngrohje për shumë nga dhomat më të përdorura në një shtëpi, duke mbajtur kostot e energjisë të ulëta.  Ngrohja  nën dysheme, është e lehtë për t’u instaluar dhe disponohet në disa modele, ku mund të vendoset nën pllaka, laminat,vinyl, etj.  Pllakat dhe guri konsiderohen gjerësisht, si materialet më të mira për përdorim me sistemet e ngrohjes nën dysheme, duke qënë se kanë përçueshmëri të lartë termike, ruajnë mirë nxehtësinë dhe sigurojnë një mbulim të qëndrueshëm të sipërfaqes.  Ky produkt, ofron ngrohtësi me efikasitet energjie për shtëpinë tuaj . Për shkak se sistemet elektrike përdorin energji elektrike të lidhur me rrjetin, është e kuptueshme që mund të keni disa pyetje në lidhje me sigurinë e instalimit të një sistemi ,si pjesë e projektit tuaj të ardhshëm të rinovimit.

Schluter Systems është kompania e parë në një linjë të gjatë produktesh dhe sistemesh të suksesshme, që e kanë bërë atë furnizuesin më të madh dhe më inovativ në industri.  Shumëfunksionale dhe e lehtë për t’u instaluar, ato gjithashtu minimizojnë ngritjen e lartësisë dhe vëllimin e materialit, duke krijuar një zgjidhje më praktike dhe miqësore me mjedisin. Sistemi Schlüter-DITRA-HEAT-E është i hollë në vetvete , por gjithashtu ndihmon në reduktimin e numrit të shtresave shtesë të nevojshme, në një montim dyshemeje me ngrohje.

Në krahasim me një montim dyshemeje standarte, një montim dyshemeje me ngrohje, përjeton një gamë më të madhe temperaturash dhe për këtë arsye duhet të ketë membranën ndarëse, e cila në këtë rast është një pjesë integrale e Schlüter-DITRA-HEAT-E dhe është projektuar për të mbajtur kabllot e sistemit elektrik të sigurt në vend, duke eleminuar nevojën për ngjitës.  Me kabllon e lirshme të Schlüter-DITRA-HEAT-E, ju mund të siguroni  ngrohje me dizajn të personalizuar të një dhome. Kjo do të thotë, që ju mund të shmangni ngrohjen e zonave që nuk janë të shkelshme , duke kursyer energjinë elektrike ,sepse ngrohtësia që lëshon kabulli përhapet dhe në ato pjesë që nuk është e aplikuar.

 

Sistemi i Ngrohjes në Dysheme                                    Sistemi i Ngrohjes në Dysheme

 

 

Për sistemin, janë të disponueshme një numër opsionesh të ndryshme kontrolli, që nga një termostat bazë analog ,deri te opsioni ynë më i fundit inteligjent me WiFi. Termostati inteligjent WiFi ,Schlüter-DITRA-HEAT-E-R-WIFI ,lejon kontrollin përfundimtar të sistemit, nëpërmjet aplikacionit të dedikuar Schlüter-HEAT-CONTROL,i cili disponohet falas si për Apple iOS ashtu edhe për Android.

 

Sistemi i Ngrohjes në Dysheme

 

Një  zgjidhje tjetër goxha  efektive dhe praktike krahas Schluter,  është edhe Fenix. Ky sistem ,përshtatet si për ngrohje të brendshme ashtu dhe të jashtme dhe është shumë ekonomik për t’u përdorur duke e kombinuar me komanduesin e përshtatshëm. Kabllot e ngrohjes, vendosen direkt nën pllaka dyshemeje,  në një shtresë të hollë ngjitësi fleksibël. Ato janë të përshtatshme për t’u përdorur si sisteme kryesore të ngrohjes, si dhe sisteme që ofrojnë ngrohje në dysheme për rehati shtesë.

 

 

Sistemi i Ngrohjes në Dysheme                                                      Sistemi i Ngrohjes në Dysheme

 

 

Të dyja këto sisteme janë të ndërtuara në mënyra të ndryshme, por kryejnë të njëjtin funksion dhe janë një zgjidhje shumë e mirë për krijimin e komfortit në ambientet tuaja.

Përfitimi më i madh që mund të merrni nga sistemi i ngrohjes ,është se e ngroh dyshemenë e dhomës në mënyrë   uniforme. Sistemi i ngrohjes nuk e ngroh ajrin, por automatikisht me eleminimin e rrymave të ftohta, ambienti   ngrohet në temperaturë normale, duke ju berë të ndjeheni më komod.

 

Nëse do të duhej të diferenconim disa ambiente për ti kompletuar me sistemin e ngrohjes , pa dashur ta instalojmë atë në gjithë dyshemenë e shtëpisë ,sistemi i ngrohjes është ideal për ambientet si: tualeti ,ku pas një dushi të ngrohtë dhe të rehatshëm mund të ndjeni komfortin e dyshemesë , si dhe në  dhomën e fëmijëve, pasi shpeshherë fëmijët preferojnë të ecin apo të luajnë me këmbët zbathur .Duke pasur një ambient të ngrohtë dhe të përshtatshëm, kjo  ndikon për mirë në shëndetin dhe rehtinë e tyre. Një tjetër  ambient dhe pjesë shumë delikate e shtëpisë është edhe kuzhina. Ju kaloni kohë cilësore në kuzhinën tuaj, ndërsa përgatitni vaktet dhe shijoni kohën me familjen. Sistemi i ngrohjes nën dysheme, nuk ngjall pluhur dhe nxehtësia është uniforme në të gjitha cepat e dhomës.

Sistemi  i ngrohjes nën dysheme është një investim i  vlefshëm,sepse ka shumë benefite për ambientin dhe familjen tuaj. Me këtë produkt do të jeni gjithmonë në rehati dhe do të shijoni ambientin e shtëpisë suaj, pavarësisht  nga moti jashtë.

 

 

 

 

 

 

 

Burimet:

https://www.warmup.co.uk/blog/is-electric-underfloor-heating-safe/

https://www.schluterspecifier.co.uk/electric-underfloor-heating.aspx

https://www.fenixgroup.eu/en/heating-cable-systems# 

Opening Time

Mon – Sat: 8.00 / 20.00
Sun: 8.30 / 14.30

Informacion

Newsletter

© 2023. All Rights Reserved.
Powered by Wolf&Shark
Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Add to cart
×