Dergesa & Kthime

 

Dorëzimi i Produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 15 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga Brunes. Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga Brunes për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë. Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Brunes për zëvendësimin e produktit.

Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mire.

Në rast se Brunes apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, mos pergjigjia ne nr e kontaktit te lene gjate porosise, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.

Anullimi i Porosisë

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Brunes të kushteve të dorëzimit të parashikuar në Pikën më sipër, duke njoftuar me email në adresën info@brunes.alose në numrin e telefonit të shërbimit: +355698000098.

Kërkesa për anullim do të merret parasysh nga Brunes vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur sipas kushteve te pershkruara ne këto Kushte.

Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 30 ditë nga marrja e kërkesës nga Brunes.

Kthimi i Produkteve

Në zbatim të Nenit 37 te Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda nje afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.

Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Brunes, me paketimin dhe ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe formularin e autorizimit të kthimit të plotësuar; nëse Produkti nuk dorëzohet I tillë në mënyrën e përshkruar në këtë pikë, nuk do të pranohet nga Brunes. Kostot e transportit për kthimin e porosive të anulluara do të mbulohen nga Klienti.

Newsletter Regjistrohuni per te marre te rejat me te fundit nga Brunes!