Historiku

You Are Here: Home / Historiku

Brunes i ka fillesat në vitin 1994 në qytetin e Vlorës, me hapjen e një magazine të vogël për tregtimin e pllakave dhe hidrosanitareve ( me vetëm 2 punonjës dhe import nga 2 kompani italiane,duhen theksuar kompanite me te cilat ka bashkpunuar).
Duke qenë se gjithmonë e ka bazuar vizionin në kërkimin e cilësisë dhe dëshirës për tu rritur, shumë shpejt Brunes e zgjeroi aktivitetin duke hapur një magazinë në Orikum, ku rriti gamën e produkteve dhe të furnitorëve.
Në vitin 2000 Brunes është prezent në qytetin e Durrësit me një ekspozitë moderne duke përmirësuar linjat në perputhje me të gjitha ato që janë me të mira me tendencat bashkëkohore të jetesës.
Por një histori e suksesshme tregohet nëpërmjet një serie të pabesueshme produktesh dhe zgjedhjes së parë jo vetëm të klientëve por edhe të sipërmarrësve dhe tregtarëve, që janë bërë pjesë e një peisazhi të brendshëm, në vitin 2004 me hapjen e showroom-it me modern ne Tirane
Për të përmbushur kërkesat e konsumatorit dhe për të qenë gjeografikisht më afër në vitin 2009 Brunes hap ekspozitat në qytetet Lezhe, Fier, Sarande.
Sot Brunes është një udhëheqës i koncepteve dhe kurator i dizajnit, shijes dhe stilit në tregun e jetës ‘luksoze’ duke ofruar pllaka, hidrosanitare dhe mobilje.

Koleksionet tona të klasikëve të përjetshëm dhe të riprodhimeve autentike ofrojnë një pamje unike dhe një kombinim të dizajnit të frymëzuar dhe cilësisë së pashembullt.