Cili është elementi kyç për të kënaqur apo për të surprizuar vazhdimisht dikë? Natyrisht: Njohja, duhet të dish se çfarë i pëlqen vërtet, si e përjeton të përditshmen dhe pritshmëritë që ka për ambientin që e rrethon.

Gjithashtu për të njohur dikë më mirë duhet të kalosh kohë në shoqërinë e tij, duhet të krijosh një raport reciprok, do të duhet t’i bëhesh partner dhe mbështetje në momente zgjedhjesh.
Me kohën rriteni së bashku dhe realizoni projekte cilësore për të ardhmen.

Gjithçka nisi dy dekada më parë, vetëm dy vite pas themelimit, në vitin 1996 Kompania Brunes çeli ekspozitën e parë në qytetin e Vlorës duke u kthyer gradualisht në importuesin kryesor të pllakave italiane në vendin tonë. Siç dihet gjatë atyre viteve, jo vetëm Vlora, por e gjithë Shqipëria sapo kishte nisur një proces të pakthyeshëm rindërtimi dhe evolimi. Ishte pikërisht ky momenti kur Brunes vërtetoi se ishte partneri ideal për të krijuar komoditet dhe për të modeluar një ambient më cilësor.

Në vetëm 20 vjet Brunes është kthyer në një markë prestigjoze ndërkombëtare falë vetë gamës së madhe të produkteve, e cila pasurohet vazhdimisht me artikuj tejet origjinale, ku përfshihen mobilje, hidrosanitare, pllaka edhe materiale ndërtimi, Me ekspozita në qytetet kryesore të vendit, si Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë apo Sarandë, tashmë Brunes është gjithmonë e më shumë pranë nevojave të klientëve.

Gjithçka nisi në Vlorë dhe pikërisht ekspozita Brunes në këtë qytet mbetet ende sot etalon cilësie për të gjithë rajonin. Oferta e Brunes Vlorë, e rifreskuar vazhdimisht me artikuj plot stil dhe të standardeve perëndimore, përngjan më shumë me influencat dhe vizionin e një fryme të re në treg, ajo që klientëve i mungonte prej kohësh. Kjo sepse katalogu dhe tradita e konsoliduar e shërbimeve Brunes sjell në qytet tendencat më të fundit dhe ato elemente që gërshetohen më së miri me shijet e vetë klientëve. Duke mos u ndarë kurrë nga cilësia, baza e një raporti të vërtetë.

Doni të bëni më shumë për hapësirat e biznesit apo të banesës tuaj? Keni nevojë për ide apo, edhe më mirë, i keni idetë e qarta? Mjafton të paraqiteni në Rrugën “Demokracia”, përbri me Shkollën “Rilindja”. Një galeri moderne ku, nëse jeni në kërkim të hidrosanitareve bashkëkohore dhe jo standarde, do të gjeni marka prestigjoze si Royo, Jacuzzi, Colacril, Ideal, Roca, Kerasan, Catelano apo Villeroy. Gjithashtu, për t’i dhënë një pamje krejt tjetër dyshemesë tuaj apo nëse dëshironi praktikisht të ndjeni nën këmbë një eksperiencë të këndshme, Brunes Vlorë ofron atë që ka ditur të bëjë më mirë ndër vite: Ofertë e diferencuar dhe çmime mëse të volitshme për pllaka dhe parkete. Parador, Kaindl, Colorker, Pamesa, Temptation, Grespania, Marazzi dhe shumë marka të tjera, janë ekskluzivitet i Brunes, fryt i një bashkëpunimi me më të mirët e tregut perëndimor.

Traditë në shërbime, risi në ofertë dhe njohje e thelluar e shijeve. Janë këto vlerat me të cilat Brunes Vlorë ju mirëpret çdo ditë, për të krijuar një raport që sfidon kohën dhe që është aty në çdo zgjedhje.