Ka ardhur koha për pllaka të reja por kudo përreth ju ofrojnë të njëjtat modele, aspak estetike dhe me çmime të kripura?
Nuk po orientoheni dot për të gjetur cilësi sa i përket materialeve të ndërtimit?

Keni blerë apartamentin e ëndrrave por kur mendoni se sa xhiro duhet të bëni vërdallë për ta mobiluar ju fillon dhimbja e kokës? Mendoni se komoditeti dhe stili mund të bashkëjetojnë shumë mirë bashkë por po lodheni duke kërkuar për një divan që ju shkon për shtat?

Dakord! Ju ftojmë të mos stresoheni apo të lodheni më shumë seç duhet, mund t’i gjejmë zgjidhje bashkërisht të gjitha këtyre problemeve në një mënyrë të vetme, ose më saktë në një vend të vetëm. Ku? Ku tjetër?! Brunes Lezhë!

Pse i urrejmë momentet e Lamtumirës
Për të gjithë ata që janë duke kërkuar materiale cilësore për të rikonstruktuar shtëpinë apo biznesin e tyre, mjafton të paraqiteni në galerinë e Brunes në Lezhë. Aty do të mund të gjeni produktet e fabrikës Dekoll. Koll, grafiato, fino, auto nivelant, suva mbushëse, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, të gjitha të prodhuara nga teknologjia më e fundit italiane. Bëhet fjalë për një nivel rezistence deri në pikën që kemi frikë se nuk do të ktheheni më kurrë tek ne. Kjo sepse nuk do t’ju duhet të bëni sërish punime për shumë, shumë kohë.

Kush ecën zbathur, shkon larg
Askush nuk meriton të lodhet më kot, sa nga njëri distributor te tjetri, në kërkim të pllakave dhe të parketeve, kur në Brunes Lezhë mund të gjeni marka si Marazzi, Pamessa, Parador apo Kaindol, të cilat tendencat më të fundit gjithmonë i shoqërojnë me materiale cilësore dhe dizajne të këndshme për syrin, natyrisht edhe për këmbët tuaja. Praktikisht, do të bien në dashuri. Apo nuk jeni tipi “me këmbë në tokë”?

Divani në radhë të parë!
Shumë prej nesh kanë ndjenja të ndryshme ndaj divanit që duam të vendosim në qendër të dhomës së ndenjes. Për disa është momenti më i bukur i ditës, për të tjerë është elementi që bashkon familjen në fund të ditës, ndërsa të shumtë janë ata që e shohin edhe si shprehi të gustove personale. Me pak fjalë, të gjithë duan të jenë komodë. Desiree, Chateau D’Ax apo Samoa! Ju thonë gjë? Brunes ju jep mundësinë të eksperimentoni me shijet dhe dëshirat tuaja: Copa, ngjyra, format e momentit, dhe asistencë nga më të mirët e sektorit.

Sot, nuk ka gjumë
Sapo jeni zhvendosur në shtëpinë e re ose thjesht po rinovoni dhomën e gjumit dhe dëshironi të krijoni ambientin ideal të çlodhjes? Keni në mendje një hapësirë ku energjitë mund të rigjenerohen dhe të qarkullojnë në harmoni me stilin tuaj të jetesës? Jeni në kërkim të klasit, të ndërthurrjeve mes modernes dhe klasikes, apo ju pëlqen më shumë tendenca minimaliste? Po sikur t’ju themi sërish që mund t’i gjeni të gjitha preferencat tuaja në Brunes Lezhë? Alf, Santa Lucia, Flow dhe shumë marka të tjera elitare dhe elegante janë pjesë e katalogut Brunes. Por kujdes, do t’ju pëlqejnë aq shumë sa për një kohë të gjatë do ta keni të vështirë të mbyllni sytë!
Ku?!
Rrugën ta tregon vetë cilësia Pas më shumë se dy dekada eksperiencë Brunes tashmë është kthyer në një markë prestigjoze ndërkombëtare, kjo falë traditës të krijuar në shërbimin ndaj klientit dhe sigurisht si pasojë e shumëllojshmërisë dhe cilësisë të artikujve. Që nga viti 2009 kompania operon edhe në Lezhë, duke u kthyer shumë shpejt në pikë referimi për mijëra klientë në të gjithë veriun e vendit. Një hapësirë ekspozimi për qindra artikuj mbi shtëpinë dhe biznesin, ku çdokush mund të gjejë apo të stimulojë vetveten

Nëse banoni në Lezhë, Shkodër apo në zonat përreth dhe po kërkoni një hapësirë moderne që ju mundëson të realizoni projektin më të mirë për ambientet tuaja, do të mund ta gjeni shumë thjeshtë.
Rrugën drejt Brunes e tregon vetë cilësia, mjafton të dilni pak nga zhurmnaja e qytetit, në kilometrin e 6-të të Rrugës Nacionale Lezhë – Tiranë.