Një nga dilemat me të cilat përballemi sa herë duhet të lyejmë muret e ambienteve të brendshme të shtëpisë mbetet zgjedhja e duhur e ngjyrave. Madje, edhe kur i zgjedhim ngjyrat, pak përpara se të marrim furçën në dorë, përsëri na lindin dyshime se si do të jetë rezultati final.

Përpara se t’i futeni kësaj pune, duhet të dini se vetë ngjyrat kanë role dhe efekte të ndryshme. Disa prej tyre falin më shumë dritë, të tjera i bëjnë ambientet të duken më të bollshme. Ka ngjyra që japin një efekt më qetësues për sytë, stimulojnë energji pozitive dhe më shumë entuziazëm. Bazuar në këto fakte, zgjedhja e ngjyrës së mureve duhet të orientohet nga një kompromis midis shijeve personale dhe efekteve që vetë ngjyrat kanë mbi ne apo ambjentin.

Për një rezultat sa më të kënaqshëm, disa arkitektë dhe studiues sugjerojnë ngjyra e ambientit duhet të lidhet me funksionin që ai ka. E keni vënë re ndonjëherë se si në kuzhinë ndiheni më energjikë se sa në dhomën e gjumit? Pikërisht kjo diferencë në ndjesi mund të arrihet edhe përmes ngjyrave. Si? Zbulojeni më poshtë!

img src=”https://www.brunes.al/wp-content/uploads/2017/05/2-1024×768-1024×768.jpeg” alt=”” width=”620″ height=”465″ class=”alignleft size-large wp-image-6211″ />

Kuzhina

Kuzhina është ambienti ku e gjithë familja takohet në momentet kyçe të ditës e ku konsumohen vaktet dhe bisedat e rëndësishme. Këshillohet që për vendin e gatimit dhe të ngrënies të përdoren ngjyrat e ngrohta dhe energjike: e kuqja, portokallia, e verdha janë tri shembuj perfektë. Thuhet se ngjyra e kuqe ka efekt psikologjik në shtimin e oreksit, portokallia promovon ndërveprimin social me anëtarët e familjes, ndërsa ngjyra e verdhë ka efekt pozitiv mbi metabolizmin.

Dhoma e ndenjes

Për dhomën e ndenjes sugjerohet të përdoren ngjyra që nxisin ndjesinë e qetësisë dhe relaksit. Mjaft e preferuar është ngjyra livando, e cila promovon ndjesinë e qetësise dhe relaksit dhe këshillohet së tepërmi për ata që kanë një jetë mjaft dinamike. Nëse dhomën e ndenjes e përdorni edhe si zyrë, konsideroni të provoni ngjyrën jeshile të mureve: ndihmon në përqendimin në punë si dhe në gjenerimin e ideve të reja.

Gjithashtu, ngjyra e bardhë është mëse perfekte për të krijuar një ambient mikpritës. Në disa raste, përdorimi i saj krijon idenë e një ambjenti më të madh. Pavarësisht se duket një zgjedhje e guximshme, mbetet një alternativë e mirë edhe ngjyra gri, e cila i jep një stil më modern të gjithë ambientit.

img src=”https://www.brunes.al/wp-content/uploads/2017/05/4-2-1024×576-1024×576.jpg” alt=”” width=”620″ height=”349″ class=”alignleft size-large wp-image-6213″ />

Dhoma e gjumit

Në fund të ditës, gjithçka kërkojmë është të bëjmë një gjumë të rehatshëm, që të zgjohemi sa më të çlodhur e pozitivë të nesërmen. Për dhomën e gjumit këshillohet përdorimi i ngjyrave të lehta e të ëmbla: nuancat e ndryshme të blusë dhe bojëqiellit ndihmojnë çlodhjen dhe ndihmojnë imagjinatën; e gjelbërta promovon harmoninë dhe ndjesinë e paqes.

Për dhomat e fëmijëve, këshillohen kombinimet e nuancave të hapura të bojëqiellit dhe jeshiles, si dhe ngjyra të tjera pastel; kjo për të stimuliar qetësinë, fantazinë dhe pozitivitetin.

Tualeti

Tualeti është një zonë e shtëpisë e cila duhet të përçojë ndjesi pastërtie por pa nënvlerësuar aspak rëndësinë e përdorimit të ngjyrave të zgjedhura këndshëm. Kjo hapësirë e banesës mundëson përdorimin dhe përshtatet më së miri me ngjyrat e forta, gjithmonë duke patur kujdes kombinimin me aksesorët e tualetit. Vitet e fundit janë në modë ngjyrat si jargavani, vjollca apo bluja elektrike. Ide e mirë është edhe kombinimi mes ngjyrës gri dhe të zezës.

Shumëllojshmëri zgjedhjeje, pa humbur në cilësi

Pavarësisht ngjyrave që zgjedhim, për një rezultat sa më afër pritshmërive dhe të pëlqyeshëm, duhet të mos anashkalojmë edhe cilësinë e bojës. Këshilla më e mirë që mund t’ju japim është që të zgjidhni një bojë rezistente ndaj kohës dhe që i përputhet llojit të sipërfaqes ku aplikohet.

I keni provuar bojërat Pinto?
Ekonomike, ekologjike, profesionale dhe produkte të teknologjisë më të mirë italiane, bojërat Pinto kanë rezultuar një zgjedhje e sigurt për shumë familje dhe biznese në vend. Tempera, Hidropint, Pintoplast, Pinto Bambini apo Pintocryl, shumëllojshmëria e artikujve Pinto, përveç garancisë në cilësi, përshtatet më së miri me nevojat dhe shijet e gjithësecilit.

Nëse arrini të kombinoni më së miri shijet personale për ngjyrat, specifikat e ambientit dhe një bojë cilësore, natyrisht që finalizimi do të jetë vërtet unik.