Mobilimi i boshtit ku mbështetet jeta e përditshme dhe kompozimi i hapësirave ku projektohen pritshmëritë mbi të ardhmen më së shumti orientohen nga disa elemente kyçe: shijet personale, komoditeti, zgjidhjet praktike dhe stili.Por ambientet ku përfshihemi në aktivitetet shtëpiake kanë nevojë të pasqyrojnë identitetin tonë, pse jo edhe ta tejkalojnë këtë të fundit.

I gjendur në një fluks kohe me shpejtësi të paprecedentë dhe i përfshirë në praktika pune tejet të lakueshme, njeriu modern mund t’i japë një formë edhe më ideale çlodhjes, ndjenjave familjare dhe kohës të lirë.

Shija, komoditeti, zgjidhjet praktike, stili, identiteti dhe format ideale nuk kanë munguar kurrë si elemente të ofertës Brunes, por shumë shpejt do të mund t’i gjeni në një linjë të vetme.

E themeluar në vitin 1970, Poliform nuk është një industri mobiljesh, por tejkalim i kësaj mënyre prodhimi në masë. Poliform mobilon ambientet e brendshme me materiale të cilësisë së lartë, detaje të sofistikuara dhe në dizajne që kombinohen në funksion të stileve të ndryshme të jetesës.

Zgjidhjet estetike të katalogut Poliform janë konceptuar pikërisht për të afruar klientët me ndjenjat dhe format më ideale të identietit të tyre, pavarësisht kohës dhe vendodhjes të hapësirave shtëpiake. Një zbulim komod dhe bashkëjetesë e harmonishme me vetveten.

Ngjyrat e ngohta, druri cilësor, lëkura, shumëllojshmëria e copave dhe e metaleve apo edhe mermeri, janë elementet që përdoren më së shumti nga dizajnerat e Poliform. Këtu përmendim profesionistë të fushës si Jean Marie Massaud, Emanuel Gallina, Rodolfo Dordoni, Marcel Wanders apo si Vincent Van Duysen.

Një skuadër e përbërë nga identitete, aftësi dhe ndjeshmëri të ndryshme dhe njëkohësisht plotësuese. Një vlerë e fortë kjo, e cila i afron produktet Poliform edhe më shumë me dëshirat, stilet dhe pritshmëritë e ndryshme të gjithsecilit.

 

Krevate, sete divanesh, poltrona, tavolina, karrige, librari, gjithçka për ambientet e brendshme të shtëpisë tuaj, i gjithë katalogu Poliform do të jetë shumë shpejt i prekshëm në dyqanet Brunes.
Në funksion të vazhdimësisë me një ofertë cilësore, novatore dhe të diferencuar, Brunes do t’i dedikojë markës Poliform një hapësirë të veçantë, ku të gjithë janë të ftuar t’i japin formë ideale dhe identiet hapësirave familjare.