Privatësia

 

Cilat janë të dhënat personale që mbledhim dhe kur i mbledhim ato?

Ne mbledhim informacionin e mëposhtëm për ju:

• Emrin dhe mbiemrin

• Adresën e emailit

• Datën e lindjes

• Gjinia

• Numrin e telefonit të kontaktit

• Informacionin për blerjen

• Informacionin personal që vendosni në mediat sociale

• Adresën  e dorëzimit

• Adresën  e faturimit

Ne mbledhim informacionin në rrethanat e mëposhtme:

• Kur regjistroheni ose përdorni faqen tonë të internetit

• Kur lejoni faqet e mediave sociale të na japin të dhënat tuaja

• Kur na kontaktoni me telefon ose me email

• Kur plotësoni ndonjë nga sondazhet tona ose kur lini një rishikim

• Kur i keni dhënë një pale të tretë leje për të ndarë me ne informacionin që ata mbajnë për ju


Si i përdorim të dhënat tuaja personale?

Ne përdorim të dhënat tuaja personale në mënyrat e mëposhtme :

• Për të personalizuar përvojën tuaj të blerjeve në faqen dhe në kompaninë tonë.

• Për të realizuar porositë, dorëzimin e  produkteve, pagesat dhe rimbursimet tuaja (përfshirë sigurimin e pagesës së sigurt dhe parandalimin e mashtrimit).

• Për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja, kërkesave për rimbursim dhe ankesave.

• Për qëllime statistikore, analitike ose studimore – në mënyrë që ne të mund të përmirësojmë faqet tona dhe shërbimet që ju ofrojmë.

• T'u mundësojë palëve të treta që të kryejnë funksione teknike, logjistike të biznesit në emër tonë, si reklamimi në faqet e mediave sociale që mund të përdorni dhe të vizitoni.

 

Përse na lejohet të trajtojmë dhe të ruajmë të dhënat tuaja personale?

Ka një numër bazash ligjore të cilat na lejojnë të përdorim të dhënat tuaja personale. Më poshtë jepen shpjegime më të detajuara të bazave me të cilat mbështetemi për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale:

1.Pëlqimi

Nëse vizitoni faqen tonë dhe nuk jeni klient ekzistues, ne mund t'ju kërkojmë pëlqimin tuaj për të përpunuar të dhënat tuaja, në mënyrë që t'ju dërgojmë ofertat tona.

2. Detyrimet kontraktuale

Përdorimi ynë kryesor i kësaj baze është kur blini produktet tona. Në këtë situatë është e nevojshme që ne të përpunojmë të dhënat tuaja personale për të përmbushur porosinë tuaj dhe për të dërguar porosine tek ju.

3. Interesi i ligjshëm

Mund të jetë e nevojshme të përdorim të dhënat tuaja për të na ndihmuar të përmirësojmë biznesin tonë. Për shembull, për të vepruar çdo ndryshim në llogarinë tuaj që kërkoni, ose për të personalizuar shërbimet që ne ofrojmë - me qëllim përmirësimin e përvojës suaj si klient. Ne do të përdorim të dhënat tuaja vetëm në këto raste, kur kjo gjë nuk ndikon materialisht në të drejtat, lirinë ose interesat tuaja.

Është detyra jonë të mbrojmë të gjitha të dhënat personale të grumbulluara dhe për të bërë këtë, Brunes ndjek politikat të brendshme të menaxhimit të të dhënave në nivelin më të lartë të kujdesit dhe ekspertizës që na disponon. Kjo bëhet e mundur vetëm duke përdorur teknologjitë e ndryshme të sigurisë dhe procedurat e brendshme për të siguruar që ato të mbahen të sigurta.

 

Sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja personale?

Ne i mbajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për realizimin e qëllimit për të cilin informacioni është mbledhur (në varësi të ndonjë kërkese ligjore). Në momentin që informacioni nuk është më i nevojshëm, ne do t'i fshijmë të dhënat.

 

Kush tjetër i sheh të dhënat tuaja personale?

Të dhënat tuaja personale mund te ndahen me palët e treta të besuara. Ne do ta bëjmë këtë në rrethanat e mëposhtme:

• Për të përpunuar porosinë tuaj, p.sh.me transportuesin, me ofruesin e shërbimit të pagesave të palës së tretë

Kur ndajmë informacion me palët e treta, ne do të sigurojmë që:

• Ne vetëm sigurojmë të dhënat që ata kanë nevojë për të kryer funksionin e tyre të veçantë

• Përdorin vetëm të dhënat e ofruara sipas qëllimit

• Ata kanë masat e duhura për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe ta fshijnë atë sapo të kryhet funksioni, ose ta fshijë kur ndalojmë së punuari me ta.

 

Cilat janë të drejtat që keni mbi të dhënat që ruajmë dhe si mund të na kërkoni që të mos i ruajmë ato?

• Ju keni të drejtë të korrigjoni çdo informacion që ruajmë, të cilat mund të jenë të pasakta, jo të plota ose të vjetra. Ju mund te kontaktoni nëpërmjet emailit info@brunes.al .

Newsletter Regjistrohuni per te marre te rejat me te fundit nga Brunes!