-Copy-2.png)
Brunes Group
Është lider në Shqipëri në fushën e arredimit, mobilimit, materialeve të ndërtimit dhe zgjidhjeve moderne të jetesës.
I njohur për përfaqësimin e markave premium ndërkombëtare, dizajnit bashkëkohor dhe standardeve moderne
europiane, Brunes ofron zgjidhje të plota për ambiente rezidenciale, komerciale dhe shërbimi.Kompania u themelua
në vitin 1994 me vizionin për të transformuar mënyrën e arredimit dhe ndërtimit në Shqipëri, duke sjellë cilësi,
funksionalitet dhe estetikë moderne në çdo ambient.
Nga një kompani e fokusuar fillimisht në retail dhe furnizimin me materiale ndërtimi dhe arredimi, Brunes u zhvillua
me shpejtësi në një grup të integruar biznesi, duke zgjeruar aktivitetin në disa sektorë strategjikë dhe duke ndërtuar
një prezencë të konsoliduar në tregun shqiptar dhe rajonal. 
Me kalimin e viteve, Brunes Group është kthyer në një pikë reference për arkitekturën, interior design, ndërtimin dhe lifestyle modern. Përmes një filozofie të bazuar në cilësi, profesionalizëm dhe inovacion të vazhdueshëm, grupi ka ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientë, arkitektë, investitorë dhe partnerë strategjikë.
Sot, Brunes përfaqëson një standard modern të jetesës dhe arredimit, duke sjellë eksperienca premium për ambiente rezidenciale, komerciale dhe projekte në shkallë të gjerë.
-Copy-1.png)
Të jemi pranë çdo klienti në çdo hap të projektit dhe jetesës së tij, duke kuptuar nevojat, stilin dhe pritshmëritë e tij për të ofruar zgjidhje të plota dhe moderne për ndërtim, arredim dhe lifestyle.
Synojmë të sjellim standarde europiane në çdo ambient, përmes cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve me marka prestigjioze ndërkombëtare, duke krijuar hapësira funksionale, estetike dhe afatgjata.
Të krijojmë hapësira më të mira për jetesë dhe punë, duke kombinuar cilësinë, dizajnin bashkëkohor, teknologjinë dhe shërbimin profesional në çdo fazë të projektit.
Përmes produkteve premium, ekspertizës teknike dhe përkushtimit ndaj klientit, ne synojmë të ofrojmë eksperienca dhe zgjidhje të integruara që përmirësojnë mënyrën moderne të jetesës dhe të punës.
