Tavolina e mesit Tory, me permasa 120x70x42 cm, nderthur strukturen prej alumini ne ngjyre antracit me syprinen ne tonalitet te hapur, duke krijuar nje kontrast elegant dhe bashkekohor. Forma drejtkendeshe me cepa te rrumbullakosur dhe kembet cilindrike i japin tavolines nje dizajn te thjeshte dhe te balancuar, ndersa struktura prej alumini ofron lehtesi dhe funksionalitet per perdorim ne ambiente te jashtme. Kombinimi i ngjyres antracit me syprinen e hapur e ben modelin Tory lehtesisht te kombinueshem me divane, kolltuqe dhe mobilje outdoor ne materiale e tonalitete te ndryshme. E pershtatshme per tarraca, veranda dhe ambiente relaksi ne natyre, tavolina Tory krijon nje siperfaqe praktike per perdorim te perditshem, duke plotesuar arredimin me nje estetike moderne dhe te rafinuar.